BallinaLajmeIvanov priti shefin e ri të zyrës për lidhje të NATO

Ivanov priti shefin e ri të zyrës për lidhje të NATO

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot e ka pritur kapitenin e marinës Gorazd Barton, shefin e sapoemëruar të zyrës për lidhje të NATO në Republikën e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtojnë nga Kabineti i presidentit, duke i dëshiruar mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë, Ivanov ka shprehur pritje për vazhdimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të Zyrës për lidhje të NATO me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Shtatmadhorinë e ARM.

Në takim Ivanov ka shprehur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm më të afërt dhe mbështetje nga zyra për lidhje e NATO, në frymën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Në lidhje me aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, ndërsa në prag të samitit në Varshavë, presidenti Ivanov apeloi deri te partnerët në aleancë të mos e injorojnë të drejtën ndërkombëtare, të mos injorohet gjykimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, aspektet gjeopolitike dhe sfidat në rajonin tonë dhe kërkoi që Republika e Maqedonisë sa më shpejtë ta marrë vendin e merituar si vend-anëtar në NATO”, theksohet të ketë thënë Ivanov./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz