Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditItalia i mbyll dyert Gergiev-it: Anulohet koncerti i dirigjentit të njohur rus...

Italia i mbyll dyert Gergiev-it: Anulohet koncerti i dirigjentit të njohur rus pro-Putin

Të ngjajshme

Uran Ismaili me ftesë për qytetarët, prezanton të mërkurën zgjidhjet për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili,...

Katër klube interesohen për Armando Brojën

Chelsea ka hyrë në fazën e shitjeve këtë verë...

Nis me zbritje në verë, vazhdo me tjetër nivel – gjithë vitin me Artmotion!

Artmotion ka nisur zyrtarisht sezonin e ofertave verore! Kësaj...

Mijëra vetë, përfshirë edhe gruan e ndjerë të Alexei Navalnyt, kanë nënshkruar një peticion kundër një koncerti të planifikuar të dirigjentit rus Valery Gergiev, një aleat i ngushtë i presidentit rus.

Sipas mediave të huaja pas një vale protestash, është vendosur që koncerti të anulohet.

Valery Gergiev, i cili ka shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetjen për presidentin rus, ishte planifikuar të drejtonte një orkestër lokale në një festival muzikor më 27 korrik në Reggia di Caserta – një pallat i epokës Bourbon pranë Napolit. Por administrata e këtij vendi të trashëgimisë botërore të UNESCO-s ka deklaruar të hënën në një komunikatë të shkurtër se performanca është anuluar.

Shfaqja e Gergiev-it, që do të ishte e para e tij në Europë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, kishte marrë mbështetje të fortë nga Vincenzo De Luca, presidenti i majtë i rajonit të Campanias.  Por, anulimi erdhi pasi më shumë se 16,000 njerëz – përfshirë laureatë të Nobelit, politikanë dhe aktivistë italianë e ndërkombëtarë – kanë nënshkruar një letër drejtuar De Lucas dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kërkuar që pjesëmarrja e Gergiev të mos lejohej.

Dihet se Gergiev ka shprehur disa herë publikisht mbështetjen për Putinin: ai është shfaqur në një reklamë elektorale në vitin 2012, ka mbështetur aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe ka dirigjuar një koncert patriotik në qytetin antik të Palmirës në Siri në vitin 2016, pas rikthimit të qytetit nga forcat e Bashar al-Assad të ndihmuara nga Rusia.

Edhe pse konsiderohet gjerësisht si një nga figurat më të fuqishme kulturore të Rusisë, Gergiev është shkarkuar nga disa koncerte, festivale dhe teatro në Europë – përfshirë edhe teatrin “La Scala” në Milano – për shkak se ka refuzuar të dënojë agresionin rus ndaj Ukrainës.

- Advertisement -

Të Fundit