BallinaBotëItali, një grua dhe një foshnjë gjenden të pajetë në liqen

Itali, një grua dhe një foshnjë gjenden të pajetë në liqen

Të ngjajshme

Rasti në Graçanicë, Sveçla: Direktiva të orkestruara nga Serbia

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Industria e automjeteve përgatitet për mungesë të vajit motorik

Çmimet me shumicë të vajit motorik po rriten me...

Haxhiu:Njohja e AKA nga SHBA, arritje e madhe për arsimin e lartë në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Dy trupa të pajetë, të një gruaje dhe të një fëmije rreth një vjeç, janë konstatuar në një liqen artificial në Castelguglielmo, në provincën e Rovigos, pasditen e së shtunës, 28 mars.

Alarmi është dhënë nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Trupat janë nxjerrë nga uji nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në zonë ka mbërritur edhe një helikopter me ekipin e zhytësve nga Bolonja për të kryer kontrolle të mëtejshme në sipërfaqen ujore.

Hetimet janë ende në fazë fillestare dhe nuk përjashtohet asnjë pistë, nga një aksident i mundshëm deri te një akt i qëllimshëm. Në vendngjarje po punojnë forcat e rendit për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Viktimat ende nuk janë identifikuar, çka e bën të paqartë nëse bëhet fjalë për nënë e bir. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe një karrocë fëmijësh.

Çështja po hetohet nga karabinierët, nën drejtimin e prokurorisë së Rovigos. Sipas një kontrolli të parë, trupat nuk kanë shenja dhune. Ndërkohë, personi që dha alarmin është marrë në pyetje nga autoritetet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz