Ismet Beqiri publikon fotografi të vizitës të James Rubin në Prishtinë gjatë vitit 1991: Takuam qytetarë të rrahur rëndë nga policia serbe
dp

Lexo edheSi u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të Thaçit në Hagë?

Rubin sot dëshmoi në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ku tregoi për rolin që kishte UÇK-ja në raport me SHBA-të.
Beqiri tregoi për vizitën e Rubin në Prishtinë, ku tregoi se kishin takuar qytetarë të rrahur rëndë nga policia okupatore e Serbisë.
“Dhjetor 1991 – Vranjevc, Prishtinë. Takim i paharruar me James Rubinin, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në një kohë pune, aktiviteti, kontributi e sakrifice për vendin tonë. Së bashku vizituam lagjen ikonike, lagjen e rezistencës dhe të sakrificës – Vranjevcin, Kodrën e Trimave. Në këtë vizitë James Rubinin e shoqëruam, unë dhe veprimtarët Sejdi Veseli, Gazmend Pula dhe Bahtir Cakolli”.

Lexo edheSi u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të Thaçit në Hagë?
“Vizituam disa familje dhe takuam qytetarë të rrahur dhe maltretuar rëndë nga policia okupatore serbe. Respekt dhe mirënjohje të përhershme për SHBA -të dhe për zyrtarët e saj të lartë, në veçanti për James Rubinin, për mbështetjen ndaj Kosovës”, ka thënë Beqiri.