Ajo ka theksuar se kërkesa e saj ka qenë që të njoftohet nga Specialja më hollësisht lidhur me ftesën, nëse është e ftuar në cilësinë e dëshmitares apo të dyshuarës.
“Nuk kam ndërmend të mos i përgjigjem bashkëpunimit me Gjykatën Speciale. Nuk i kam ikur një bashkëpunimi të tillë e as nuk i kam rënë pishman. Edhe tutje e them se jam në gjendje t’i përgjigjem Gjykatës kur ata ta plotësojnë kërkesën time dhe kjo nuk duhet t’i bjerë në befasi askujt sepse e kam cekur që nga fillimi”.
“Është e vërtetë se afati i intervistimit tim tanimë ka kaluar, mirëpo kjo ka ndodhur meqë unë u kam kërkuar ftesë zyrtare nga gjyqi dhe të më thuhet se për çfarë rasti unë mund të konsiderohem si dëshmitare? Kush është i dyshuari apo viktima?”.
“Gjykata i ka rregullat e veta dhe nuk kanë pranuar të më ofrojnë informatat qe unë i kam kërkuar përmes një shkrese zyrtare dhe për këtë arsye e kam refuzuar datën e intervistimit”.
Statusi i plotë:

