back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeIsh-ushtari i UÇK-së u gjet i varur në shtëpinë e tij –...

Ish-ushtari i UÇK-së u gjet i varur në shtëpinë e tij – detaje nga rasti

Të ngjajshme

I plagosuri në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Rreth orës 13:50, Policia e Kosovës është njoftuar për...

Plagoset një person në Pejë, ndodhet në emergjencë

Një person është plagosur mesditën e sotme në Pejë....
- Advertisement -

Ish-ushtari i UÇK-së, Hajzer Duraku është gjetur i vdekur në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e tij, në Skenderajt.

79 vjeçari mbante pesë plumba në trup, që i kishte marrë gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta të policisë se Duraku dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Ai ishte gjetur i varur në shtëpinë e tij, në fshatin Burojë nga njësiste relevante të policisë.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmi për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicë, Avni Zaiti.

“Vdekje dyshimtë. Sot, rreth orës 06:30, është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 79 vjeçar.Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zaiti për Insajderin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz