Ish-ushtari i UÇK-së, Skënder Havolli, që nga paslufta po jeton në skamje të madhe.
Invalidi i luftës, që ishte kthyer nga Sllovenia për t’iu bashkuar luftës së UÇK-së, tash nuk e ka përkrahjen e shtetit.
Si pasojë e ftohjes që mori në luftë, 1 vit pas përfundimit të saj humbi këmben e djathtë. Por, edhe përkundër kësaj, ndonëse posedon dëshmi, tash e sa vite, se ishte pjesëtar i luftës, ai nuk ka marrë asnjë benificion nga shteti, deri në vitin e kaluar, kur ka gëzuar të drejtën si invalid, ani pse thotë se ende nuk i është paguar.
Përveç bashkëshortes ka edhe gjashtë fëmijë që natyrisht nuk punojnë. Ata kanë në dispozicion vetëm 75 euro, të cilat i marrin si ndihmë sociale, e të cilat nuk i mjaftojnë as për barna. Njërën këmbë e humbi si pasojë e plagëve nga lufta, ndërsa pas një kohe i është dashur ta presë edhe këmbën tjetër, si pasojë e infektimit që i ishte shfaqur.
Si shumë veteranë e invalidë të luftës edhe Havolli vazhdon të mos trajtohet nga shteti në mënyrë adekuate.
Skënder Havolli gjatë luftës së UÇK-së