back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleIsh ushtari i UÇK nga Vushtrria vdes si pasojë e Covid-19

Ish ushtari i UÇK nga Vushtrria vdes si pasojë e Covid-19

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Një ish-ushtar i UÇK-s nga fshati Pantinë i qytetit të Vushtrrisë ka ndërruar jetë sot.

I ndjeri ishte i moshës 51-vjecare dhe që disa javë kishte qenë i prekur me Covid-19, shkruan Express.

Vdekjen e këtij personi e kanë konfirmuar për Express, zyrtarë nga Spitali i Vushtrrisë.“Mund t’ua konfirmojmë se një person i lindur në vitin 1969 ka ndërruar jetë. Ai ishte i konfirmuar me Covid pozitiv”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

Ndërkohë vazhdon të jetë e rënduar situata në Kosovë sa i përket Covid-19.

Në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë tash e disa muaj po trajtohen pacientë të infektuar me Covid-19.

Për momentin atje janë duke u trajtuar 33 pacientë për koronavirus, 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Ndërsa 4 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Të Fundit

Sport

ShowBiz