back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditIsh-supermodelja e viteve të 80-ta Kim Alexis, reflekton mbi presionin për të...

Ish-supermodelja e viteve të 80-ta Kim Alexis, reflekton mbi presionin për të qëndruar e bukur

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Asistim fantastik nga Florent Hardergjonaj në Superligën e Turqisë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj është rikthyer si titullar...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në...

Ish-supermodelja ikonike e viteve të 80-ta, Kim Alexis, sot 64 vjeçe, ka reflektuar mbi presionin e vazhdueshëm për të ruajtur bukurinë, pavarësisht kalimit të kohës.

E njohur për paraqitjet në Sports Illustrated Swimsuit, Vogue dhe sfilatat për Gucci e Ralph Lauren, Alexis shprehet se ka mësuar të pranojë veten me gjithë ndryshimet që sjell mosha.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo shkroi: “Mosha është e pashmangshme. Duhet të heqim dorë nga ajo që nuk mund ta kontrollojmë dhe të jetojmë me paqe”.

Ajo thekson se bukuria e vërtetë vjen nga brenda – nga qetësia, vetëpranimi dhe mënyra se si e përjetojmë jetën.

Alexis, sot nënë e tre fëmijëve që jeton në Arizona, ka zgjedhur një jetë më të qetë, larg skenës publike. Ajo ka ndarë me People Health betejat me hipotiroidizmin, menopauzën dhe presionin shoqëror për të “mos u plakur”.

Ndryshe nga shumë kolege të saj, ajo thotë se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje estetike – dhe nuk ka ndërmend ta bëjë.

“Sa më shumë rritem, aq më shumë besim dhe mençuri ndiej”, thotë ajo. “Po mësoj, si shumë gra të tjera, si të plakesh natyrshëm dhe me hir”. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz