Ish-presidenti thirrje Donald Trump’it: Duhet të ndalosh luftën në Ukrainë
dp

Lexo edheMediat e Beogradit: Fotografia Veseli – Trump, shuplakë për Serbinë

Ish-presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç, i mërguar në Rusi, i kërkoi presidentit amerikan, Donald Trump të reagonte për të ndalur luftën në lindje të Ukrainës, shkaktuar sipas tij si pasojë e akteve të papërgjegjshme të administratës Obama.
“I kam shkruar presidentit Trump për t’i thënë se kjo luftë duhet të ndalet”, njoftoi Janukoviç në një konferencë shtypi.
Publikuar sot, në letrën e tij, Janukoviç i kërkon drejtuesit amerikan të marrë masa urgjente për t’i dhënë fund armiqësive në lindje të Ukrainës ku një konflikt i armatosur mes pushtetit properëndimor dhe rebelëve prorusë ka shkaktuar më shumë se 10 000 të vdekur që prej marsit të vitit 2014.
Lexo edheMediat e Beogradit: Fotografia Veseli – Trump, shuplakë për Serbinë
“Ju kërkoj të reagoni për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Ukrainë, për të vendosur aty demokracinë dhe mbizotërimin e ligjit”, shkruan Viktor Janukoviç, i cili u arratis në Rusi pas u shkarkua nga Parlamenti në shkurt të vitit 2014 pas një lëvizjeje popullore.