Ish-ministrat nuk i shkojnë në takim Bislimit, diskuton vetëm me guvernatorin e BQK-së
BILLI

Lexo edheBurri nga Gjakova shkruan fjalë prekëse për bashkëshorten që vdiq nga koronavirusi: Mos na harro!

Ish-ministrat e Financave nuk i janë përgjigjur fare ftesës së ministrit aktual Besnik Bislimi për një takim ku do të diskutohej për Pakon Emergjente me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë nga goditja e pandemisë.
Por, Bislimi tashmë është në takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, i cili ishte i vetmi që iu përgjigj pozitivisht ftesës.
Megjithatë, Bislimi tha se me disa nga ish-ministrat ka biseduar në telefon dhe se i kanë thënë se nuk mund të shkojnë.

Lexo edheBurri nga Gjakova shkruan fjalë prekëse për bashkëshorten që vdiq nga koronavirusi: Mos na harro!
“Ahmet Shala ka qenë jashtë vendit, Bedri Hamza e ka konfirmuar se s’mund të vijë”, ka deklaruar Bislimi, duke shtuar se me Avdullah Hotin nga LDK-ja nuk ka mundur të kontaktojë për të marrë ndonjë përgjigje.