BallinaLajmeIsh-kryetari i Kuvendit të Kosovës refuzon dekoratën e Thaçit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës refuzon dekoratën e Thaçit

Të ngjajshme

Mos dilni pa krem mbrojtës nga dielli nga marsi deri në tetor

Banorët në Mbretërinë e Bashkuar po këshillohen të tregohen...

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë|

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe...

Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastrukturën energjitike në Riad

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbi kryeqytetin e Arabisë...

Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës është vrarë

Presidenti iranian Mazoud Pezeshkian ka konfirmuar se ministri i...

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka refuzuar dekoratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka njoftuar se janë shumë arsye që e kanë shtyrë ta marrë një vendim të tillë.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një statusi në facebook:

Me 23 Shkurt 2018, përmes Zyrës së Presidencës së Republikës së Kosovës, jam njofuar se në mesin e personaliteteve që do të marrin Dekoratën e dhjetë vjetorit të Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, gjendem edhe unë. Së këndejmi, njoftoj Presidencën, Presidentin aktual dhe opinion e gjerë se unë nuk do ta pranoj Dekoratën në fjalë. Janë të shumta dhe të ndryshme arsyet që më shtyjnë të marr një vendim të tillë. Mirënjohjen më të vlefshme për mua e kam marr nga populli i Kosovës, me respektin që ka treguar ndaj meje dhe dashurinë që tregon për Kosovën.
Kësaj here do mjaftohem me kaq.

Me nderime Kolë M. Berisha

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz