Ish kryetari i Gjilanit tallet keq me PDK-në

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së, Qemajl Mustafa konsideron se është e rendit që të kërkohet rinumërimi i votave pas numërimit të votave me kusht, votave me postë dhe atyre me nevoja të veçanta.
Sipas tij një gjë e tillë është legjitime, vetëm se duhet të ofrohen fakte.“E tash po. Është ligjore me lypë rinumrim por, vetëm nëse ç’pikni fakte”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook, duke aluduar tek subjekti i tij politik, ku për udhëheqësinë e saj nuk ka edhe aq mendime të mira.
Ai ka thënë se PDK po vazhdon injorimin e kuadrove nga Gjilani derisa ka thënë se po avancohen vetëm ata që po dijnë të jargiten para shefave.
“Sa më përket mua personalisht, unë u kam dhënë rast të tjerëve në degë që të “bëhen” zëvendësministra. Nuk është në natyrën time që të vrapoj pas ndonjë pozicioni pa miratimin dhe pa interesin e atyre që dy herë më kanë fuqizuar me besimin dhe punën e tyre për kryetar të një komune të madhe”, ka thënë Mustafa.
Lexo edheKy është Adem Jashari i ri, ai…
“Aq më pak është në natyrën time që pas 18 muajve të injorimit total të vrapoj pas një posti shterpë e të pavlerë të një zëvendësministri. Këtë “benefit” le ta gëzojnë ata të cilëve jargët u rrjedhin për sorollatje, për manipulime, shpifje dhe për përfitime pa punë. Të tillë fatkeqësisht, në parti e në degën tonë ka përherë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, PDK-ja së fundmi ka paralajmëruar zgjedhje të brendshme pas rezultatit jo aq të kënaqshëm që kishte në zgjedhjet lokale.














