Sali Berisha ka akuzuar Taulant Ballën, se nëpërmjet një sekseri, iu merr lekë njerëzve në Librazhd për t’iu siguruar punë dhe për t’iu legalizuar banesat.
Por, në një reagim të tij, Balla e fton Berishën që të shkojnë bashkë në Librazhd.
Një mik më shkroi këtu në fb se Sali Berisha përsëri është marrë me mua, duke vetësajuar shpifjen e radhës.
Nuk habitem aspak me Saliun, e di se mund t’i dalë edhe në ëndërr e t’i prish gjumin.
Për “anonimen” e radhës, në përroin e llumit tënd Sali, të ftoj të shkojmë bashkë në Librazhd dhe të bëjmë një takim; po do, edhe me atë pak elektoratin tënd që ka mbetur.
Aty do ta kuptosh që je shumë rëndë, po rëndë fare.
Unë nuk jam si ti Sali! Ti shkon në vendlindje me roje e jelek anti-plumb”, shkruan Balla.(TemA)