back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeIsh-këshilltari i Haradinajt i uron fitoren Albin Kurtit

Ish-këshilltari i Haradinajt i uron fitoren Albin Kurtit

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Halil Matoshi, ish-këshilltar i Kryeministri në largim ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitore në zgjedhjet e 6 tetorit.

Matoshi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se në qeverinë Haradinaj janë bërë punë të mëdha.

“Urime seciles dhe secilit qytetar që kanë votu për koalicionin 100 % Kosovë (AAK-PSD) dhe Ramush Haradinajt, i cili, si burrështeti i madh, ia ktheu mandatin sovranit, që me mundësu ndryshimin.Në Qeverinë Haradinaj janë bâ punë t’mira, janë marrë vendime që e bâjnë historinë e shtetit”, ka shkruar Matoshi.

Matoshi ka shkruar se Albin Kurti nuk mundet i vetëm dhe se i duhet bashkëqeverisja.

“Albini vjen në pushtet në epokën kur Kosova është konsolidu në aspektin e sigurisë, është delegjitimu copëtimi i vendit, janë ruejtun resurset nacionale, Trepça 100% e Kosovës dhe tregu i lirë ësht nda nga epoka e kolonizimit nga Serbia.Dhe është zbrapsun ndikimi rus.
Albini nuk munet vetëm.I duhet bashkëqeverisja, i duhet sidomos opozita konstruktiv”/

Ai i ka uruar sinqerisht fitore VV-së dhe Albin Kurtit.

“Urime të sinqerta fituesit të zgjedhjeve Lëvizjës Vetëvendosje dhe Albin Kurtit”, ka shkruar Matoshi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz