back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaLajmeIsh-deputeti i PD i bashkohet ekipit të Vjosa Osmanit, Kreshnik Çollaku emërohet...

Ish-deputeti i PD i bashkohet ekipit të Vjosa Osmanit, Kreshnik Çollaku emërohet Këshilltar për Politikën e Jashtme nga Presidentja e Kosovës

Të ngjajshme

Agim Ademi njofton se u vendos gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë

Në Suharekë është vendosur sot gurthemeli i stadiumit të...

Bislimi takon deputetë të Parlamentit të Danimarkës, i informoi për zhvillimet e fundit në vend

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim...

​Inflacioni në eurozonë rritet në 2.1 për qind

Norma vjetore e inflacionit në zonën e euros ishte...

Vetura godet për vdekje një 40 vjeçare në Gjonaj të Prizrenit

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,...

Bislimi takon deputetë të Parlamentit të Danimarkës, i informoi për zhvillimet e fundit në vend

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij politike, duke iu bashkuar ekipit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pak ditë më parë, Çollaku ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, duke i hapur rrugë angazhimit të tij të ri në institucionin më të lartë të shtetit të Kosovës.

Përmes një njoftimi publik, ai u shpreh: “Të dashur miq, me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.”

Çollaku shtoi se angazhimi i tij në Kosovë përbën një hap të rëndësishëm në përkushtimin e tij për çështjen kombëtare shqiptare. “Dëshira dhe vullneti im për t’i shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare, me këtë angazhim merr një dimension e mundësi të re, për të cilën i jam mirënjohës e falënderues Presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin,” – shkroi ai.

Ai theksoi gjithashtu se ky rol i ri do t’i mundësojë të qëndrojë mes Tiranës dhe Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik dhe vullnet për të kontribuar në integrimin e interesave kombëtare dhe shtetërore të të dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz