back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeIsa Mustafa: Osmani veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

Isa Mustafa: Osmani veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

Të ngjajshme

Presidenca dënon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani

Presidenca ka dënuar ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për...

Selena Gomez ndan një urim special për ditëlindjen e Benny Blancos

Selena Gomez ndau një video të ëmbël për ditëlindje kushtuar...

Dy vjedhje të rënda brenda 25 minutave në Prizren, hajnat marrin para dhe stoli ari

Dy vjedhje janë kryer mbrëmë në Prizren brenda një...

Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar një person të dyshimtë pasi që...

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se Presidentja Vjosa Osmani, për të “rrallën herë” gjatë mandatit të saj ka vepruar drejt me shpërndarjen e Kuvendit.

“Në këtë rast ndaj bindjen se Presidentja Osmani ka vepruar drejt me shpërndarjen e Kuvendit për të rrallën herë në mandatin e saj”, ka thënë Mustafa për VOX Kosova.

Ish-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thekson se “te ne, Kushtetuta lexohet me syza të ndryshme”, por megjithatë konsideron se “është mirë që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht sulmeve që i bëhen kësaj Gjykate”. 

“Unë e shoh se Kushtetuta e përcakton qartë se Presidenti zgjedhet më së largu 30 ditë pa skaduar mandati i Presidentit aktual”, potencon ai, duke i dhënë të drejtë Presidentes për vendimin e saj.

Osmani, të premten, në një konferencë për media, njoftoi se e ka shpërndarë Kuvendin pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit të enjten, kur ishte edhe afati i fundit për ta zgjedhur të parin e shtetit.

Seanca dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallën ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë – ata të koalicionit qeverisës: Lëvizja Vetëvendosje dhe ata të komuniteteve jo shumicë jo serb – nga 80 sa duhet të marrin pjesë në votim.

Nga VV-ja e kundërshtuan dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Albin Kurti dhe vartësit e tij pretenduan se është antikushtetues dhe kanë thënë se presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Nga ana tjetër, partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – thanë se shpërndarja e Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën.

Të premten, Presidentja Osmani, të cilës i kanë mbetur më pak se një muaj në zyrën e Presidencës, thirri në takim krerët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja.

Nga partitë shqiptare, shkuan të gjithë liderët e partive opozitare – Bedri Hamza i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Mungoi vetëm Albin Kurti i VV-së./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz