back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa gëzohet pse partitë do të maten veçmas

Isa Mustafa gëzohet pse partitë do të maten veçmas

Të ngjajshme

AARC: S’ka sovranitet të Kosovës pa SHBA – të veprohet me urgjencë

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur “shqetësimin më...

Usain Bolt tregon lojtarin e Barcelonës që mund ta mposhtë në një garë

Usain Bolt ka zbuluar se cili yll i Barcelonës...

SHBA zotohet të mbrojë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’

SHBA tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, një ditë pas dështimit të përpjekjeve për lidhje të një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë se është më mirë që partitë të maten veç e veç në zgjedhje.

Sipas Mustafës vetëm kështu do të zhvillohej garë e vërtetë, ku qytetarët do të vendosnin se kush do të qeverisë me vendin dhe jo koalicionet parazgjedhore.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Mirëmëngjesi qytetarë të nderuar,

Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare.

Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kamë bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje.

Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.

Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashk, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.

LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA.

Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!

E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re! IM

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz