Kandidati për deputet nga Skenderaj, Isa Hajdari, ka takuar shumë simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës.
Së fundmi, Hajdarja i shoqëruar edhe nga kadidatë tjerë për deputetë, qëndruan për vizitë në Likoc, Ticë, Plluzhinë e Abri, shkruan drenicapress.info
Duke fol për të kaluar e lavdishme dhe heronjët e gjallë, duke ju referuar Hashim Thacit e Kadri Veselit të cilët gjendjen në Hagë, ndër të tjera tha se ne dhe ju rinia e mrekullueshme nuk do t’i braktisim burrat e mëdhenjë, baballarët e luftëtarët e rinisë sepse drenicaku nuk braktis, nuk dorëzohet e nuk e ulë të vetin.
Më poshtë mund të gjeni fjalimin e Hajdarit. /DrenicaPress/
Likoci – muze historik
Karvani i Partisë Demokratike, sonte u mirëprit në Likoc, Ticë, Plluzhinë, e Abri, nga qindra simpatizantë, të cilët me kurreshtje e dëgjonin shpalosjen e programit të Rimëkëmbjes të Partisë Demokratike. Sonte nikoqir yni ishte ish – Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nga i cili morëm frymëzim se si ta korrim edhe një fitore tjetër, po aq të rëndësishme sa ajo e luftës. Në këtë Muze, pamë gjurmët e nderit, të lavdisë, e të sakrificës për atdhe, pamë të kaluarën e cila është bazament i së ardhmes sonë.
Është lehtë të fitosh kur prapa ke një histori aq të lavdishme, pasardhëse e së cilës është Partia Demokratike e Kosovës.