back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeIrani emëron djalin e ish-liderit suprem si zëvendësues të tij

Irani emëron djalin e ish-liderit suprem si zëvendësues të tij

Të ngjajshme

Arrestohet një person, konfiskohen armë e mbi 100 fishekë

Mbrëmjen e djeshme është raportuar se një person është...

Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë...

Kush është lideri i ri i Iranit Moxhtaba Khamenei?

I lindur më 8 shtator 1969 në qytetin verilindor...

Djali i ish-udhëheqësit suprem të Iranit është emëruar si zëvendësues i tij, sipas mediave shtetërore.

Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën.

Djali i tij, Mojtaba Khamenei, është një klerik 56-vjeçar që nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar, ka raportuar Sky news, transmeton Gazeta Express.

Ai i mbijetoi sulmeve ushtarake ndaj Iranit.

Udhëheqësi suprem i Iranit ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore.

88 anëtarët e asamblesë kanë vendosur se kush e merr rolin pas vrasjes së Khameneit.

Sipas sistemit të Iranit të vilayat-e faqih – kujdestarisë së juristit islamik – udhëheqësi suprem duhet të jetë një udhëheqës i lartë me autoritet politik dhe fetar.

Një këshill udhëheqës prej tre personash u formua për të qeverisur vendin në një bazë të përkohshme menjëherë pas vdekjes së udhëheqësit suprem.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz