back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeIPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për dhunë në familje

IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për dhunë në familje

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 24 tetor 2025 në Prishtinë kurse hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacionit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor (i angazhuar në kuadër të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës)  është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Të Fundit

Sport

ShowBiz