BallinaLajmeIntervistohet edhe një ish- komandant i UÇK-së nga Specialja

Intervistohet edhe një ish- komandant i UÇK-së nga Specialja

Të ngjajshme

Britania mbështet armëpushimin, Starmer: Ta kthejmë në paqe afatgjatë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e...

Yjet e serialit të famshëm u mblodhën për premierën e sezonit të ri

Yjet e “Euphoria”, Zendaya dhe Sydney Sweeney, tërhoqën vëmendjen...

E FUNDIT: Ky është vendimi i Trumpit për Iranin

Në një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social,...

Irani hap Ngushticën e Hormuzit, nisin lëvizjet e para të transportit detar

Kur kanë kaluar disa orë nga marrëveshja SHBA-Iran për...

Për dy ditë me radhë në zyrat e EULEX-it në Prishtinë është intervistuar ish- komandanti i UÇK-së, nga zona e Pashtrikut, Naser Krasniqi.

Ky i fundit e ka angazhuar për avokat Florin Vertopin, por që T7 e ka pasur të mundur për të kontaktuar për të marrë informacion nëse Krasniqi është ftuar si dëshmitar apo i akuzuar.

Ndryshe Naser Krasniqi ka qenë i akuzuar për krime lufte edhe në rastin Kleçka ku është shpallur i pa fajshëm.

Deri tani  ftesa nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara kanë marrë ish komandantët e zonave operative, Rrustem Mustafa e Sami Lushtaku, por edhe disa ish pjesëtarë tjerë të UÇK-së, si Sokol Dobruna e Nazif Mehmeti, etj.

Tashmë Mustafa e Lushtaku e kanë përfunduar itervistimin në Hagë dhe ata pritet që të kthehen në Kosovë këto ditë.

Dhomat e Veçanta apo Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UÇK-së.

Këto pretendime për krime i ngriti në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty, e i cili thotë “krimet janë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000”.

Kështu pas shumë përpjekjeve edhe u formua Gjykata Speciale. Kjo gjykatë është formuar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi legjislacionin e nevojshëm dhe u bë plotësisht funksionale në korrik të vitit 2017. Gjykata financohet nga Bashkimi Evropian dhe drejtohet nga stafi ndërkombëtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz