Klubi i “Championship”, Sheffield United ka bërë një veprim interesant.
“Bardhekuqtë”, kanë rikthyer ish-trajnerin e tyre Chris Wilder, për herë të tretë si trajner, ku rikthehet pas 3 muajsh.
Ai zëvëndëson Ruben Selles, i cili u shkarkua pas vetëm 3 muajsh si trajner.
Sheffield, këtë sezon e nisi në mënyrën më të dobët të mundshme, pasi që kanë humbur 5 ndeshje në “Championship”, duke u rendiur në fund të tabelës pa asnjë pikë./IndeksOnline/