Inter–Milan, ndeshja që pritet të ndezë futbollin italian sonte
dp

Lexo edheAmir Shaipi: Portieri kosovar që Po mposht konkurrencën dhe po shndërrohet në hero për Luganon

Interi, i drejtuar nga Cristian Chivu, vjen me vetëbesim të madh. Skuadra ka pasur formë pozitive dhe kërkon të shfrytëzojë derbin për të konfirmuar ambiciet e saj. Në anën tjetër, Milani ka nevojë për një fitore që t’i japë besimin e duhur dhe ta rihapë garën për vendin e parë.
Mungesa e Dumfries në krahun e djathtë të mbrojtjes mund të jetë një problem për Interin, por Chivu ka provuar Carlos Augusto si zëvendësues.
Nga ana tjetër në mesfushën interiste pritet të luajnë Barella dhe Calhanoglu, që do të jenë motorët kryesorë të lojës.
Formacionet e mundshme:

Lexo edheAmir Shaipi: Portieri kosovar që Po mposht konkurrencën dhe po shndërrohet në hero për Luganon
Inter (3-5-2): Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Sucic, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Milan (3-5-2): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot (ose Ricci), Estupinan; Leao, Pulisic.
Ky ballafaqim nis nga ora 20:45.