HomeLajmeBedri Hamza mban konferencë për media pa rrymë: Kosova është në krizë

Bedri Hamza mban konferencë për media pa rrymë: Kosova është në krizë

Të ngjajshme

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një konferencë për media pa rrymë.

“Fatkeqësisht, ne s’kemi energji elektrike, s’kemi zërim, nuk kemi drita dhe një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës po përballet me reduktime”, tha Hamza para gazetarëve.

Ai shtoi: “Kjo tregon peshën dhe rëndësinë e këtij prioriteti që e ka PDK”.

Hamza tha se njerëzit edhe nëpër qytete tjera ku po shkojnë, po e kanë “një konstatim: Kosova është në krizë”.

“Kjo krizë dihet që e ka një adresë dhe kjo është kryeministri aktual, qeveria aktuale”.

Videon nga kjo konferencë e ndau kandidatja për deputete e PDK’së, Blera Deliu-Kodra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz