Sergio Busquets ka vendosur të pensionohet nga futbolli në moshën 37-vjeçe. Mesfushori i Inter Miamit ka vendosur të largohet nga sporti që e dashuroi qysh nga fëmijëria.
Andres Iniesta gjatë rrjeteve sociale ka uruar ish-bashkëlojtarin e tij për pensiominin, shkruan Indeksonline
“Çfarë privilegji ishte të ndaja gjithë këto vite me ty vëlla. Kam shijuar shumë. Çfarë kohe të mrekullueshme kaluam së bashku. Padyshim, je një nga më të mdhenjtë e historisë së futbollit.
“Ke pasur një mënyrë unike të të luajturit. Një mënyrë që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë. Të uroj gjithë të mirat”, ka shkruar Iniesta në rrjetet sociale
Busquets do të jetë pjesë e klubit amerikan deri në fund të këtij sezoni, ku kanë mbetur edhe disa javë.
Busquets u bë i njohur me lojën e tij fantastike në mesfushë te Barcelona, ku edhe fitoi shumë tituj./Indeksonline/