back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeIniciativë për “përjashtimin” e Vjosa Osmanit nga LDK?!

Iniciativë për “përjashtimin” e Vjosa Osmanit nga LDK?!

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për Gazeta Blic rreth raportimeve se ka nisur iniciativa për përjashtimin e Vjosa Osmanit nga partia.

“Nuk është e vërtetë. E keni shumë të sigurt. Është lajm i rremë”, ka theksuar Haziri për Gazeta Blic.

Edhe zyrtari tjetër i kësaj partie, Haki Rugova ka theksuar për TV Dukagjini se nuk ka iniciativë për përjashtimin e Vjosa Osmanit nga LDK.

“Nuk jemi marrë me këtë temë”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Ishte lideri i LDK-së, Isa Mustafa ai i cili ditë më parē kishte paralajmëruar “hakmarrje” ndaj zyrtarëve të LDK-së që votuan kundër Qeverisë Hoti.

Ndërkaq, vetë Osmani sot i ka reaguar Isa Mustafës.

Duke e komentuar një deklaratë të Isa Mustafës, i cili kishte paralajmëruar masa ndaj Osmanit nga organet e partisë, ajo tha se “edhe Isa Mustafa edhe secili politikan në Kosovë e di një gjë shumë mirë, unë nuk kam nevojë të koordinohem me askënd për qëndrimet që i mbajë”.

“Unë i kam qëndrimet e mia që burojnë nga puna ime me kolegë, me njerëz që vërtetë e dojnë LDK-në, që vërtetë e dojnë Kosovën në këto dy dekada, dhe këto qëndrime kanë qenë gjithnjë të njëjta”, tha ajo raporton Gazeta Blic.

Ajo tha se as Isa Mustafa e askush tjetër nuk mund t’i tregojë asaj se çfarë qëndrime të mbajë për tema të caktuara politike.

Madje ajo ka thënë para gazetarëve e ka sfiduar Isa Mustafën, duke thënë që ai t’i tregoj se cilat qëndrime i ka ndërruar ajo nga ato që i ka thënë para zgjedhjeve të 6 tetorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz