Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare influencuesja braziliane, Barbara Jankavski, e njohur si “Barbi Njerëzore”. Ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj.
E reja u bë e famshme për procedurat e shumta kozmetike, të cilat nuk ngurroi që t’i ndante me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Madje ajo ishte bërë një simbol kontrovers i transformimit ekstrem të trupit.
Ndërkohë policia në Sao Paulo ka njoftuar se 31-vjeçarja u gjet e pajetë më 2 nëntor, në apartamentin e një burri 51-vjeçar, i cili pretendoi se e kishte kontaktuar për “shërbime seksuale”.
Burri në fjalë raportoi se pasi kishin konsumuar drogë, Barbara ra në gjumë dhe nuk tregoi shenja jete.
Shërbimet e Urgjencës e shpallën të vdekur. Kishte shenja abuzimi fizik në trupin e saj dhe shkaku i vdekjes tani është një mister. A ishte një mbidozë?
Autoritetet kanë hapur një hetim për “vdekje të dyshimtë” pasi zbuluan një plagë në syrin e majtë të viktimës dhe shenja në shpinë. U urdhëruan analiza autopsie dhe toksikologjike për të përcaktuar nëse shkaku ishte mbidozë, aksident apo dhunë.
Barbara, e njohur edhe në internet si “Boneca Desumana” (“Kukulla Çnjerëzore”), kohët e fundit i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe dokumentonte çdo procedurë si pjesë të identitetit të saj dixhital. Postimi i saj i fundit ishte më 1 tetor.
Lajmi për vdekjen e saj tronditi rrjetet sociale, ku miqtë dhe fansat mbushën profilet me mesazhe lamtumire. Vdekja e “Barbie-t njeri” ndezi gjithashtu debatin në median braziliane rreth kufizimeve të kirurgjisë kozmetike e brishtësisë së modeleve të imponuara nga universi digjital.