BallinaRegjionaleDrenasInfermierë të shumtë paraqitën vullnetarisht për të ndihmuar stafin shëndetësorë në Drenas

Infermierë të shumtë paraqitën vullnetarisht për të ndihmuar stafin shëndetësorë në Drenas

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Thirrjes së Kryetarit Ramiz Lladrovci për të ndihmuar personelin shëndetësorë në rast nevoje, në këtë situatë emergjente, i janë përgjigjur shumë infermierë vullnetarë. Përveç infermierit Lirim Krasniqi, të gatshëm për të kontribuar për Komunën e Drenasit janë treguar edhe disa të tjerë infermierë.

Edona Karaxha, Agnesa Mulaku, Shqipdona Gjinovci, Ardiana Prokshi-Heta, janë vetëm disa prej infermierëve të cilat kanë shprehur vullnetin për tu bërë pjesë e personelit shëndetësor në QKMF në Drenas, në mënyrë që të menaxhojnë se bashku situatën dhe që të ofrojnë shërbime profesionale e të sigurta për qytetarët.

Ky numër i vullnetarëve vetëm sa po rritet, mirëpo, nevojat për tu pajisur me maska, doreza e dezinfektuese janë të mëdha për stafin shëndetësor të Drenasit.

Andaj, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, që të furnizojnë QKMF-në në Drenas dhe QMF-në në Komoran, me pajisje të nevojshme mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

Nevoja për tu furnizuar është e arsyeshme, pasi stafi nuk ka pajisje të mjaftueshme, edhe vullnetarët e rinj që do t’i bashkëngjiten personelit, gjithashtu kanë nevojë.

Deri tani nuk ka raste të verifikuara me virus COVID në Drenas. Shtabi Emergjent po e mbikëqyrë situatën dhe po zbaton rekomandimet e IKSHP-së.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar infermierët vullnetarë të paraqitur, duke i quajtur heronj dhe krenari të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz