back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeInfektologu kosovar: Koronavirusi ka marrë teposhtën

Infektologu kosovar: Koronavirusi ka marrë teposhtën

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Infektologu Valbon Krasniqi ka komentuar shifrat e reja të rasteve me koronavirus në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se koronavirusi “ka marrë teposhtën” dhe se në ditët në vazhdim numri i të shëruarve do të kalojë shifrën e të prekurve me COVID-19.

“Një javë fantastike në Kosovë. Për 6 ditë 170 të shëruar, vetëm 60 raste të reja. Sot në klinikë, asnjë rast i ri. Koronavirusi ka marrë teposhten. Këto 2 vija shpejt do të priten (takohen) dhe numri i të shëruarve do të tejkalojë numrin e rasteve aktive (personat me COVID) Me Fat Kosovë. Vazhdojmë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 823 raste pozitive me koronavirus, prej të cilëve 336 janë shëruar, kurse 22 të tjerë kanë vdekur./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz