BallinaRegjionaleInagurohet qendra e materialeve të riciklueshme në Vushtri (Foto)

Inagurohet qendra e materialeve të riciklueshme në Vushtri (Foto)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për grumbullim, klasifikim e paketim të materialeve riciklueshme në kuadër të projektit : “Establishing Economically Viable Collecting and Packaging Recyclable Waste Platform” të financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe të implementuar nga Komuna e Vushtrrisë në partneritet me Iniciativën Prishtina REA, ku ishin të pranishëm, zëvendësministrja Besa Zogaj – Gashi, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe Libor Chlad nga Zyra  BE-së.

Zyra për media njofton se Ministri Abrashi me këtë rast u shpreh i kënaqur për inaugurimin e kësaj Qendre  e cila do të operojë si Ndërmarrje Sociale, e cila ka për qëllim të promovojë klasifikimin e materialeve të cilat do të shërbejnë për riciklim, duke i përfshirë grumbulluesit informal në zinxhirin e menaxhimit formal të mbetjeve.

“Përfshirja e punëtorëve joformal të grumbullimit të mjeteve, krijon vende të reja të punës dhe mundëson atyre të mbledhin, klasifikojnë dhe të trajtojnë materiale të riciklueshme brenda një qendre të specializuar.” tha Abrashi.

Ministri Abrashi gjithashtu theksoi gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë që ai drejton për të përkrahur iniciativa të ngjashme të cilat janë në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës, uljes së papunësisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. /Veriu.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz