back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeImri Ahmeti: Smallusha e mobilizuar si kurrë më parë me përkrahje masive...

Imri Ahmeti: Smallusha e mobilizuar si kurrë më parë me përkrahje masive – Faleminderit për mbështetjen e palëkundur

Të ngjajshme

Federata e Peshkatarëve nis bartjen e peshqve për të ruajtur faunën ujore

Federata e Peshkatarëve Sportivë Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka...

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Partia Demokratike e Kosovës  ka mbajtur tubimin elektoral për...

Gashi: Obiliqi konfirmoi mbështetjen!

Në tubimin elektoral të mbajtur sonte, Kryetari i LDK-së...

Arian Tahiri i drejtohet Faton Pecit: Na e ke vjedh sloganin e vitit 2021

Gjatë debatit zgjedhor në emisionin “Politiko” në Kanal 10,...

Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit i cili është kandidat edhe për një mandat tjetër nga radhët e LDK-së,  ka njoftuar se ka zhvilluar takim me banorët e Smallushës, i cili, ka thënë Ahmeti, është një fshat i njerëzve të zellshëm e punëtorë.

Kandidati i LDK-së edhe për një mandat tjetër në krye të Lipjanit, ka shtuar se përkrahja masive nga këta banorë, është dëshmia më e qartë se programi i tyre është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Postimi:

Smallusha, një fshat i njerëzve të zellshëm e punëtorë, sonte tregoi se është mobilizuar si kurrë më parë, me përkrahje masive dhe energji të jashtëzakonshme në mbështetje të programit tonë me punë.

Kjo është dëshmia më e qartë se programi ynë është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Aty kanë përfunduar projekte infrastrukturore dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe shkolla e re.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e palëkundur. Përtej fjalëve me punë për Lipjanin!

#LDK113

Fitore!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz