back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeImporti i qumështit po i rëndon prodhuesit vendor

Importi i qumështit po i rëndon prodhuesit vendor

Të ngjajshme

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Bajrami: Rritja e rrymës po pasuron tregtarët në kurriz të qytetarëve

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kërkesës...

Prodhuesit e qumështit në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida të shumta. Importi i qumështit nga vendet e regjionit, po rëndon edhe më shumë prodhuesit vendor. Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë, thonë se kanë kapacitete të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e tregut vendor për qumësht cilësor, por, për këtë, u mungon mbështetje e mjaftueshme nga shteti.

Industria e qumështit në Kosovë vazhdon të ketë sfida para vetës. Për prodhuesin e qumështit,  Milazim Berisha, konsumimi i produkteve vendore, vazhdon të mbetet sfidë për ta. Në një prononcim për Radio Kosovën, ai thotë se nuk mbështeten me subvencione nga shteti aq sa

Tregu i Kosovës vazhdon të jetë i dominuar nga importi i lartë i produkteve me yndyrë bimore, thotë kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit të Kosovës Ramadan Memaj. Ai thotë se këto importe kanë krijuar një krize të madhe në sektorin e qumështit.

Kjo industri thotë  Memaj, furnizon qytetarin me qumësht të freskët që është me vlera më të mëdha ushqyese,  sesa ai nga importi. Ai thotë se agjenda politike në vend ka lënë anash problemet e sektorëve të tjerë, në veçanti të kësaj industrie.

Sëmundja gungore ka ndikuar mjaftë rëndë në këtë sektor, sepse veprimet e shtetit kanë qenë të vonuara, thotë Ramadani, duke bërë sektori i qumështit të rëndohet dhe më shumë.  /rtk/

Të Fundit

Sport

ShowBiz