Ilir Meta thirret të hënën në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve
dp

Lexo edheDosti i Vuçiqit dhe Putinit, Milorad Dodik dënohet me burg dhe ndalim nga funksionet politike në Bosnje e Hercegovinë

SPAK ka caktuar datën kur do t’i komunikojë ish-presidentit Ilir Meta përfundimin e hetimeve ndaj tij.
Meta do të thirret në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ditën e hënë, më 4 gusht, në orën 11:00.
Ai do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit drejt godinës së SPAK ku në prani të avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, do të firmosë dhe do të njihet zyrtarisht me mbylljen e hetimeve.

Lexo edheDosti i Vuçiqit dhe Putinit, Milorad Dodik dënohet me burg dhe ndalim nga funksionet politike në Bosnje e Hercegovinë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në paraburgimin e burgut 313 që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar.