HomeJetëIKSHPK: Rreziku nga Ebola në Kosovë mbetet shumë i ulët, publikohen rekomandimet...

IKSHPK: Rreziku nga Ebola në Kosovë mbetet shumë i ulët, publikohen rekomandimet për udhëtarët

Të ngjajshme

Peci “shkrihet” kur flet për Kurtin: Partneri më korrekt në jetën time

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka thënë se “kurrë...

Aksidentohet Sinan Vllasaliu, futet në operim – pikëpyetje për dasmën e Dua Lipës

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një...

Hamza flet për bashkëpunimet pas zgjedhjeve: Vija të kuqe nuk kemi për askënd

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Franca kalon në epërsi ndaj Bregut të Fildishtë, shënon Cherki (VIDEO)

Franca ka kaluar në epërsi në ndeshjen miqësore ndaj...

Ligji për shtetësinë për 15 ditë ia shton Novobërdës 30 banorë

Ligji për shtetësinë i miratuar në Kuvend me vota...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton qytetarët se aktualisht në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i konfirmuar i sëmundjes Ebola dhe nuk ka dëshmi për transmetim lokal të virusit. Bazuar në vlerësimet aktuale, rreziku për popullatën e Kosovës mbetet shumë i ulët.

Megjithatë, duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë, IKSHPK rekomandon që qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë ose kthehen nga këto vende të zbatojnë masat e nevojshme parandaluese.

Postimi i plotë i IKSHPK-së

Situata në KosovëKosova nuk ka raportuar asnjë rast të konfirmuar të Ebolës dhe aktualisht nuk ka dëshmi për transmetim lokal të virusit. Rreziku për popullatën e Kosovës mbetet shumë i ulët.

Si masë parandaluese gjeni të shënuara rekomandimet për qytetarët që udhëtojnë ose kthehen nga Republika Demokratike e Kongos dhe Uganda.Për udhëtarët drejt Republikës Demokratike të Kongos dhe UgandësInformohuni paraprakisht për situatën epidemiologjike në shtetin ku udhëtoni.Rreziku i infektimit me virusin Ebola mund të reduktohet duke zbatuar këto masa:

•Shmangni kontaktin me gjakun, lëngjet trupore dhe materialet e kontaminuara nga persona të sëmurë ose të vdekur nga Ebola;•Mbani higjienë të rregullt të duarve;

•Shmangni kontaktin me kafshët e egra dhe konsumimin e mishit të tyre;

•Shmangni marrëdhëniet seksuale të pambrojtura;

•Shmangni hyrjen në shpella, miniera dhe vende ku jetojnë lakuriqët e natës. Rreziku për udhëtarët rritet në rast hospitalizimi në zonat e prekura, për shkak të mundësisë së ekspozimit ndaj sekrecioneve infektive të pacientëve me Ebola.Për udhëtarët që kthehen nga Republika Demokratike e Kongos dhe UgandësÇdo person që kthehet nga zonat e prekura duhet të monitorojë gjendjen e tij shëndetësore për 21 ditë, që është periudha maksimale e inkubacionit të Ebolës.Duhet të jetë i vëmendshmëm për simptoma si:

•Temperaturë/ethe,

•lodhje e rëndë,

•dhimbje koke,

•dhimbje muskulore,

•të vjella,

•barkqitje,

•gjakderdhje ose shenja hemorragjike.Nëse shfaqet ndonjë simptomë gjatë periudhës 21-ditore personi duhet:

•të shmang kontaktin me persona të tjerë,

•të kontaktojë shërbimet shëndetësore,

•të informojë për historinë e udhëtimit dhe çdo ekspozim të mundshëm.Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos dhe UgandëNga fillimi i majit deri më 1 qershor 2026, në Republikën Demokratike të Kongos janë raportuar 321 raste të konfirmuara me Ebola, përfshirë 48 vdekje, dhe 116 raste të dyshuara.

Në Ugandë janë konfirmuar 15 raste, përfshirë një vdekje. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur situatën emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik, ndërsa Qendra për Kontrollë të Sëmundjeve (CDC) në Afrikë emergjencë kontinentale. Sipas CDC në Evropë, rreziku nga kjo sëmundje për popullatën e Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane mbetet shumë i ulët.Çfarë është Ebola?Ebola është një sëmundje virale e rëndë dhe shpesh fatale që transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun ose lëngjet trupore të personave apo kafshëve të infektuara.

Virusi nuk transmetohet nëpërmjet ajrit, kontakteve të zakonshme me persona pa simptoma, ushqimit të zakonshëm apo mushkonjave. Periudha e inkubacionit është 2–21 ditë. Simptomat përfshijnë temperaturë, dobësi, dhimbje muskulore dhe koke, ndërsa në rastet e rënda mund të shfaqen të vjella, barkqitje, gjakderdhje dhe dështim i organeve.

Rreziku dhe parandalimiRreziku i infektimit lidhet kryesisht me kontaktin e drejtpërdrejtë me gjakun dhe lëngjet trupore të personave ose kafshëve të infektuara.Zbatimi i masave të higjienës dhe kontrollit të infeksionit ulë ndjeshëm rrezikun e transmetimit.Aktualisht nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik për Ebolën e shkaktuar nga virusi Bundibugyo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz