back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeIkin nga PDK-ja, i bashkohen NISMËS

Ikin nga PDK-ja, i bashkohen NISMËS

Të ngjajshme

Williams: Thaçi inteligjent, pa autoritet në bisedime

Nga gjykata u largua por brenda saj la dëshmitë...

Melinda merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

“Faleminderit shumë, zoti Rubin” – Leonora Jakupi reagon për James Rubin

James Rubin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të...

Momenti kur Graniti i propozon Melindës (video)

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

Vazhdojmë për Skenderaj, filloj nga Rezalla

Në Rezallë u mbajt sonte një tubim madhështor me...

Anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, të hënën e kanë braktisur këtë parti për të iu bashkuar NISMA’s Socialdemokrate.

Të aderuarit nga PDK në NISMA janë: Gazmend Arifi, anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjilan dhe kryetar i nëndegës së kësaj partie në lagjen “Dardania” dhe dy anëtarët e kryesive të nëndegëve Përparim Poroshtica dhe Naim Abdyli. Po ashtu në NISMA ka aderuar edhe mësimdhënësin Ilir Sejdiu.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së NISMA në Gjilan, Bajram Hasani njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

Hasani ka thënë kjo parti po rritet çdo ditë e më shumë.

Ky është postimi i plotë i Hasanit:

Familjes sonë të madhe socialdemokrate iu bashkuan sot edhe disa anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

E braktisën PDK-në dhe erdhën tek ne Gazmend Arifi, anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjilan dhe kryetar i nëndegës së kësaj partie në lagjen “Dardania”.

NISMA’s Socialdemokrate në Gjilan ju bashkuan edhe Përparim Poroshtica dhe Naim Abdyli, anëtarë të kryesisë së nëndegëve të PDK-së.

Kemi nderin që në NISMA të mirëpresim edhe intelektualin dhe mësimdhënësin Ilir Sejdiu.

NISMA po rritet. Vazhdojmë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz