BallinaLajmeLajmet e FunditIgli Tare e paralajmëron Bruggen – Milani prezanton ofertën përfundimtare për Jasharin

Igli Tare e paralajmëron Bruggen – Milani prezanton ofertën përfundimtare për Jasharin

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Drejtori i Milanit, Igli Tare, ka deklaruar se “Rossonerët” kanë dërguar një ofertë të përmirësuar për Ardon Jasharin: “E konsiderojmë të përshtatshme dhe nuk jemi të gatshëm të shkojmë më tej”.

Milani i ka dërguar një ofertë të re Club Bruggeit për Jasharin, dhe sipas Tares, kjo është oferta përfundimtare që klubi italian do të bëjë për 22-vjeçarin këtë verë.

“Ka një marrëdhënie të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin,” tha Tare për “Gazzetta dello Sport”.

“E konsiderojmë ofertën të rëndësishme dhe të përshtatshme me vlerën e lojtarit. Nuk do të shkojmë më tej”.

Sipas “Gazzetta”, oferta e parë e Milanit ishte 32.5 milionë euro plus 2 milionë në bonuse, ndërsa oferta përfundimtare është 33.5 milionë euro plus bonuse që mund ta çojnë marrëveshjen në një total prej 35 milionë eurosh.

Jashari ka arritur tashmë marrëveshjen personale me Milanin, dhe Tare kishte thënë më herët gjatë muajit se lojtari i kombëtares zvicerane dëshiron të luajë për “Rossonerët” këtë sezon.

Jashari nuk është grumbulluar për ndeshjen e sotme të Club Brugge kundër Genk.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe javën e kaluar, kur skuadra belge fitoi 2-1 kundër Union Saint-Gilloise në finalen e Superkupës së Belgjikës.

Kapiteni i Club Brugge, Hans Vanaken, kishte paralajmëruar Milanin javën e kaluar se kërkesa për Jasharin është 40 milionë euro, ndaj mbetet për t’u parë nëse klubi belg do ta pranojë ofertën e fundit të Milanit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz