Gianni Infantino këmbëngul në idenë e tij për organizimin e një Botërori me 40 skuadra dhe në më shumë shtete.
Presidenti i FIFA-s deklaroi se, këto dy tema do të diskutohen edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të këtij institucioni, që do të mbahet në Zyrih më 13 dhe 14 tetor. Infantino ka hedhur sytë nga Botërori i vitit 2026 për të vënë në jetë këto ide.
- Advertisement -