BallinaLajme“Ia kishte 40 mijë euro borxh dhe së bashku me vëllain ia...

“Ia kishte 40 mijë euro borxh dhe së bashku me vëllain ia dogjën trupin me benzinë” – detaje të reja për vrasjen në Ferizaj

Të ngjajshme

​Montella me plan të veçantë për Arda Gülerin para finales me Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka përgatitur...

Amerikani që iu bashkua ushtrisë izraelite vdes në Liban

Një i ri që u transferua në Izrael nga...

Je e lodhur, por s’të zë gjumi? Fajin mund ta ketë ky zakon

Ankthi i gjumit është një fenomen gjithnjë e më i...

“No Kings” – Protesta kundër Trumpit në Amerikë

Për shumë njerëz, ishte kulmi: legjenda e rokut Bruce...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Shkodran Bytyqit nga Trimor Lalinovci, i cili pasi e kishte vrarë ia kishte djegur trupin të ndjerit Bytyqi, raporton Gazeta Sinjali.

Prokuroria ka njoftuar se Bytyqi dhe Lalinovci kishin pasur një mosmarrëveshje për shkak të një borxhi. Dyshimet janë se Bytyqi ia kishte pasur borxh shumën prej 40 mijë eurove.

Dyshimet e prokurorisë janë se Lalinovci kishte kërkuar që t’ia kthente borxhin, por që tashmë i ndjeri nuk kishte pasur mundësi t’ia kthente.

Fillimisht dy personat kishin pasur një grindje e më pas Lalinovci dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri në kokë. Më pas kishte thirrur vëllain e tij dhe kishin dërguar trupin e të ndjeri në një përrockë ku me benzinë ia kishin vënë flakën.

“I pandehuri T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës, në shumë prej 40,000 euro dhe meqë i pandehuri nuk kishte arritur të siguronte këtë shumë të parave, afër një shkolle në fshatin Suriqnë dhe pas një grindje paraprake e qëllon me armë në kokë nga mbrapa tani të ndjerin Sh.B, duke e lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas thërret vëllain e tij – të dyshuarin D.L. dhe së bashku e marrin trupin e viktimës dhe e dërgojnë në fshatin Kishnapole, ku e hudhin në një përrockë ku më pas i pandehuri T.L. e spërkat trupin e pa jetë me benzinë dhe ia vë flakën”, thuhet nga Prokurora Themelore e Ferizajt./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz