back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajme“I thashë Kurtit mos u bëj peng i posteve”, Limaj zbulon ofertën...

“I thashë Kurtit mos u bëj peng i posteve”, Limaj zbulon ofertën e refuzuar

Të ngjajshme

Operacion i rrallë në QKUK, hiqet tumori me përmasa 16 centimetra

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike...

Drita shtyn ndeshjen me Prishtinën për një arsye interesante

Skuadra e Dritës ka shtyrë ndeshjen ndaj Prishtinës, në...

Kryeziu-Hyseni: LVV kërkon bashkëpunim, jo koalicione – opozita të ndryshojë qasjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar të propozuarin...

Gonzato mesazh forcave politike: Kuvendi rol kyç, na duhen debate të shëndetshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato së...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në ”Click” të RTV21 tha se në ditën e parë të negociatave ai ia kishte ofruar Kurtit 3 vota pa asnjë obligim, marrëveshje apo post qeverisës.

Megjithatë, Vetëvendosja nuk i shfrytëzoi ato vota për të formuar qeverinë, duke treguar mungesë pjekurie politike dhe dëshirë për të shmangur përgjegjësinë ndaj vendit.

Limaj theksoi se Nisma ishte e gatshme të mbështeste qeverinë e Kurtit deri në parlament, pa marrë poste, por kjo nuk u mor parasysh.

“Zotit Kurtit, në ditën e parë ia kam dhënë 3 vota pa pasur asnjë obligim ndaj Nismës dhe pa asnjë marrëveshje, pa poste. I kam ofruar gatishmërinë e Nismës që ta votojë qeverinë e tij të pakicës pa marrë pjesë në qeveri dhe pa marrë asnjë post, pa biseduar. Kështu i kam thënë që nga dita e parë: çfarë po kërkoni nga unë, votat apo partneritet? Nëse jeni të interesuar vetëm për votat e Nismës, i keni, pa asnjë obligim ndaj nesh. Nuk dua që kryeministri të jetë në siklet për 3 vota; ne jemi të gatshëm t’i japim ato. Kam qenë i bindur që votat tona nuk duhet të provokojnë zgjedhje, por të forcojnë zgjidhjen për vendin, jo për kryeministrin.

Nëse doni partneritet, kjo është temë tjetër. Për partneritetin, si na shihni ne? Unë i kam thënë Kurtit se nuk jam i interesuar të futem në qeveri. Ne jemi të gatshëm për partneritet deri në parlament, duke mbështetur qeverinë e tij. Takimi im i parë pas zgjedhjeve, më 9 shkurt, ka qenë me kreun e PDK-së; kam qenë i interesuar për një qeveri të ish-opozitës. I thashë edhe atij se nuk dua të jem pjesë e qeverisë dhe nuk kam pasur asnjë rezultat për përpjekjet për një qeveri nga ish-opozita” tha Limaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz