back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeI shuhet shpresa Nismës edhe Fatmir Limaj e pranon se nuk do...

I shuhet shpresa Nismës edhe Fatmir Limaj e pranon se nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Të ngjajshme

“Nuk puthem në sy të motrës”, debat mes Benitës dhe Aurorës

Benita dhe Aurora kanë debatuar në lidhje me raportin...

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka njoftuar votuesit se nuk do jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Limaj, në një konferencë për media tha se është falendërues për votuesit që i besuan partisë Nisma, dhe gjithë aktivistëve e vëzhguesve në procesin e djeshëm zgjedhor.

Sipas Limaj, Kosova dje tregoi pjekurinë diplomatike, dhe ka mundësinë që të shfrytëzoj këtë proces zgjedhor për të përmbushur premtimet e dhëna.

‘’Do jemi zëra i mijëra votuesve , e aktivistëve. Unë ndihem krenar që vajza të lindur pas luftës në Kosovë sot ndihen çlirimtarë, ata janë të përkushtuar në promovimin e këtyre vlerave. Ne do vazhdojmë së bashku që zërin frymën dhe krenarinë fuqishëm ta promovojmë së bashku në vvendin tonë’’, tha Limaj.

Limaj shtoi se pavarësisht që nuk do jenë pjesë e Kuvendit, ata do mbikëqyrin nga afër partitë qeverisëse për të parë nëse do realizojnë premtimet e dhëna.

‘’ Edhe pse këtë radhë nuk do jemi në parlament, ne do kemi hapësira për ta promovuar shtyrë këtë kauzë çlirimtare. Do vazhdojmë zotimet tona të kërkojmë të zbatohen’’, përfundoi Limaj./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz