I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për trafik droge, arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Kosova – pritet ekstradimi
dp

Lexo edhePo transportonin 11 emigrantë nga Korça drejt Tiranës, arrestohen dy 21-vjeçarë

Sipas autoriteteve, Gjykata Qendrore e Instruksionit nr. 1 pranë Audiencës Nacionale të Madridit kishte caktuar ndaj tij, në korrik 2026, masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Nga hetimet e Policisë Gjyqësore spanjolle është zbuluar një rrjet kriminal që vepronte kryesisht në zonën e Costa del Sol dhe dyshohet se merrej me trafikimin e kokainës në pjesë të ndryshme të Spanjës. Sipas dosjes hetimore, Buja dyshohet se ishte i përfshirë në transportin e lëndës narkotike.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, ndërsa ndaj 43-vjeçarit kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Spanjës.

Lexo edhePo transportonin 11 emigrantë nga Korça drejt Tiranës, arrestohen dy 21-vjeçarë