I riu nga Drenica shkruan për nënën: Që 20 vite nuk ja kam pa ftyren e bukur
BILLI

Lexo edheVeteranët nuk lirohen nga pagesa e parkingut në QKUK! Veterani nga Drenica vëren edhe një parregullësi të madhe (FOTO)

Këngëtari i talentuar nga Skenderaj, Ismet Balaj, ka bërë një postim për ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin.
Në profilin e tij në Facebook, Balaj, i ka kushtuar një urim shumë emocionues nënës së tij, e cila është vrarë nga forcat serbe 20 vite më parë.
Drenicapress e sjell të plotë për lexuesit, postimin e Ismet Balajt:
Lexo edheVeteranët nuk lirohen nga pagesa e parkingut në QKUK! Veterani nga Drenica vëren edhe një parregullësi të madhe (FOTO)
O ju që po u shoh duke i uruar e duke i përqafuar nënat
Shumë po ua kam lakmi,por edhe po me bëni të mërzitur.
Mërzitem për shkak se nuk e kam këtë mundësi që e keni ju.
Unë nënës sime
Që 20 vite nuk ja kam pa ftyren e bukur,
Që 20 vite nuk ja kam nij zanin e ëmbël,
Që 20 vite nuk ja kam ni aromen e saj,
Që 20 vite nuk kam ngrën bukë nga duart e saj,
E sa e e sa t’mira të saj nuk i kam përjetuar rrafsh që 20 vite.!
Kam porosi për ju
Duani nënat çdo ditë,
Respektoni çdo ditë,
Vlersoni çdo ditë
Dhuroni lule çdo ditë
Freskoni me gjërat më të mira që i keni
Ama jo vetëm për 8 mars por krejt jetën
Ngase
Nuk ka ditë kushtuar nënës
Por ka jetë kushtuar nënës
Zoti e mëshiroft nënën time të vrarë n’at ditë t’zezë lufte.!
