I plagosuri në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Rreth orës 13:50, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Jarinë, në qytetin e Pejës.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot në ora 13:50 Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Jarinë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një person ka mbetur i plagosur dhe është duke u trajtuar në spitalin e përgjithshëm të Pejës. Sipas informatave personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.”, ka thënë për Indeksonline, Fadil Gashi.

Lexo edhePlagoset një person në Pejë, ndodhet në emergjencë
Idyshuari është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, të cilat janë duke u marrë me hetimin e rastit. /IndeksOnline/














