I lënduari nga aksidenti në Makovc të Prishtinës ndodhet në gjendje të rëndë
dp

Lexo edheHaradinaj: Amerika ka mund t’i shohë të gjitha, ka pasur satelitët lart – çdo lëvizje e jona dhe e Serbisë është parë

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur pwr lajmi.net, se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit detaje kanë dhënë nga QKUK.

Lexo edheHaradinaj: Amerika ka mund t’i shohë të gjitha, ka pasur satelitët lart – çdo lëvizje e jona dhe e Serbisë është parë
Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij është e rëndë.
“Po, është duke u trajtuar tek ne. Gjendja e rëndë dhe jo stabile. Po kryhen ekzaminimet e nevojshme. Disa duhet të përsëriten dhe më pas transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror”, deklaroi ai.