back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajme“I ka plumbat në trup, nga ballkoni i sheh varret e familjarëve...

“I ka plumbat në trup, nga ballkoni i sheh varret e familjarëve – Kjo tregon fytyrën e karakterin e Donika Gërvallës”, Tahiri për ministren e Kurtit

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratat e kryediplomates Donika Gërvalla, e cila në një tubim të VV’së, tha se Ramush Haradinaj është ‘hero dhe gjeneral i vetshpallur’.

Tahiri në emisionin Pressing në T7 thotë se kjo deklaratë e tregon fytyrën e vërtet të Albin Kurtit e Donika Gërvallës.

Tutje, Tahiri thotë se Gërvalla këtë deklaratë e ka bërë për një njeri që ‘ kur del hyp në ballkon të shpis të vet, i sheh varret e tre vëllëzëve e të babës të vet, njeriut që i ka plumba në trup, e që u ballafaqu me 7 vjet në burg’.

“Kjo tregon fytyrën e Albin Kurtit dhe karakterin e Donika Gërvallës, e cila me pas pak karakterit të njeriut nuk mund të kërkonte as votë. I thotë një njeriut gjeneral të vetshpallur, i cili ka gradë ushtarake nga UÇK dhe një gradë të gjeneralit prej trupave të NATO’s, i thotë një njeriut që kur del hyp në ballkon të shpis të vet, i sheh varret e tre vëllezërve e të babës të vet, i thotë njeriut që i ka plumba në trup, e që u ballafaqu me 7 vjet në burg. Ajo e din ma mirë se unë, se ajo e ka kojshi. E din fshati i saj, qyteti i saj dhe e dinë gjithë Kosovë e pe din e gjithë bota, cfarë titulli ka. Kjo nuk vlen as me komentu”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz