BallinaSportI jashtëzakonshëm boksieri shqiptar, shihni çfarë i bën kampionit të Kandasë (Video)

I jashtëzakonshëm boksieri shqiptar, shihni çfarë i bën kampionit të Kandasë (Video)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kristian Prenga arriti një tjetër triumf të madh. Boksieri shqiptar po ngjit shkallët profesioniste të këtij sporti, dhe diçka të tillë e tregoi edhe ndaj kampionit të Kanadasë, Tim Shemeli.

Sfida e zhvilluar në Toronto, nisi e zjarrtë, ku të dy boksierët shkëmbyen goditje.

Në mbyllje të raundit të parë, 27-vjeçari nga Mirdita i dha një goditje të fuqishme kundërshtarit, duke bërë diferencën.

Raundi i dytë ishte vendimtar për fitoren e Prengës, ku pas reagimit të kanadezit, i dha një goditje “knock-out”-i.

E majta e boksierit shqiptar rezultoi e papërballueshme për kundërshtarin e tij.

Një fitore e ardhur nëpërmjet një paraqitjeje fantastike dhe nën entuziazmin e shumë tifozëve shqiptarë, të cilët ndodheshin në sallë.

Për djaloshin nga Mirdita, i cili zotëron dy tituj kampion Europe dhe një kampion Bote në kickbox,  kjo ishte fitorja e 8-të në boksin profesionist, ku 3 prej të cilave kanë ardhur me “knock-out” teknik.

Një tjetër arritje për 27-vjeçarin, që po ngjit shumë shkallë në renditjen e përgjithshme, ku tashmë ndodhet  i pozicionuar në vendin e 250-të nga 1212 boksierë të regjistruar në peshat e rënda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz