BallinaLajmeI dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit nga arratia organizon koncert në Gjilan

I dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit nga arratia organizon koncert në Gjilan

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

I dyshuari për vrasjen e Invanoviqit, Milan Radojçiq i cili gjendet në arrati ka organizuar një koncert në fshatin Kufcë të Epërme të Gjilanit.

Ky koncert është organizuar nga ai me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse që mbahen me 7 janar.

Në një postër që është shpërndarë ne mediat serbe,  Radojçiq i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës nën dyshimet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivranoviq, njoftohen qytetarët serbë për koncertin në fjalë.

  “Në Kufcë të Epërme, organizim nga banorët për krishtlindjen ortodokse, nën patronatin e  Milan Radojciqit”, shkruhet në posterin me poshtë.

Kujtojmë se ndaj tre të dyshuarve të tjerë N.S., M.R. dhe D.M iu është shqiptuar masa e paraburgimit për dy muaj.

Sipas prokurorisë N.S., M.R. dyshohen se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ndihmës në  vrasje të rëndë, (neni 179 lidhur me nenin 33 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës). Ndërsa i pandehuri  D.M., po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer  veprën penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Ndërsa, Rajdoçiq, është ende në arrati./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz