BallinaLajmeHysni Mehani nga Skënderaj kandidat për deputet nga radhët e VV-së

Hysni Mehani nga Skënderaj kandidat për deputet nga radhët e VV-së

Të ngjajshme

Legjenda Romario: Do e ftoja edhe të lënduar Neymarin!

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka ndarë mendimin e...

Zyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill

Një moment i rëndësishëm për sportin dhe retail-in në...

Ancelotti tregon nëse Neyamr do të ftohet për Kupën e Botës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar nuk ishte i lumtur pasi...

Hysni Mehani ka marrë e besimin e degës së VV-së në Skënderaj dhe më pas të Qendreës në Prishtinë për t’u futurë në listën për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një postim në Facebook, aktivisti shumëvjecar i VV-së ka thënë se një deputet nga Skënderaj nga radhët e VV-së i duhet Kuvendit të Kosovës dhe për këtë ka kërkuar përkrahjen e të gjithëve.

Lexojeni të plotë postimin e Mehanit:

Miq,

Në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidoj për deputet. Pas 3 viteve në asamble, e pas një kohe të gjatë aktivist, Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Skënderaj me vota unanime më kandidoj për deputet.

E kam të vështirë të flas për veten, por e kam obligim që këtë besim të aktivistëve e plot qytatarëve që më kanë sugjeruar të kandidoj ta mbroj me çdo çmim. Këtë gjë besoj e kam dëshmuar tashmë. Unë do të jem po ai zëri që isha në Kuvendin Komunal të Skënderajt. Më duhet mbështetja juaj që ky zë të dëgjohet edhe më lartë, e, edhe më shumë. Pra, në Parlamentin e Kosovës. Një deputet nga Skënderaj nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! besoj që i duhet Kuvendit të Kosovës. Është në duart tuaja ta bëni fakt. Faleminderit shumë e na priftë e mbara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz