Hysen Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
dp
Lexo edheAbdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje me numrin 24, ka deklaruar se Autostrada Prishtinë–Gjilan pritet të përfundojë brenda një viti.
Durmishi këto deklarata i bëri gjatë një vizite në punishtet e autostradës, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai theksoi se projekti ka hyrë në një fazë të re pas rishikimit të kontratave ekzistuese.
“Janë shkëputur katër kontrata për katër segmente të Autostradës Prishtinë–Gjilan. Nga momenti i nënshkrimit të kontratave të reja, brenda një viti do të përfundojë Autostrada e Gjilanit”, ka shkruar Durmishi.

Lexo edheAbdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në
Sipas tij, përfundimi i këtij projekti do të ketë rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët e Anamoravës dhe më gjerë.